Saranda web


 Ka nisur sot viti i ri shkollor 2018-2019 edhe në rajonin e Sarandës dhe Delvinës.Sipas Zyrës Arsimore të Sarandës, 430 nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës ndërkohë që 400 maturantë do provojnë këtë vit maturën e re. Për këtë vit të ri shkollor, 2018 - 2019, qeveria shpërndau libra falas, duke kursyer kështu 610 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve, që përdoreshin për tekste.Kur nga një anë prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë edhe Policia Rrugore ka qenë sot e pranishme me numër të shtuar nëpër rrugë, për të ndjekur qarkullimin e mjeteve për shkak të lëvizjes së fëmijëve për ditën e parë të procesit mësimor.Në orën 08.30 të së hënës në shkollën e mesme "Hasan Tahsini" shkuan sot për të uruar për ditën e parë të vitit të Ri Shkollor, kryetarja e bashkisë, Florjana Koka si dhe deputeti i PS, Alket Hyseni, të cilët u pritën nga drejtoresha e shkollës, Eleni Barka. Ilir Nikolla ka përshëndetur nxënësit në emër të prindërve. Eleni Barka, drejtoresha e shkollës së mesme "Hasan Tahsini" u ka uruar nxënësve, që kishin mbushur oborrin e shkollës, një vit të mbarë mësimor. Një urim për një vit të, mbarë mësimor ka sjellë për këta nxënës por edhe për gjithë të tjerët edhe deputeti i PS, Alket Hyseni. Ju uroj një vit të mbarë shkollor, u është drejtuar kryetarja e bashkisë së Sarandës, Florjana Koka, nxënësve, ndërsa ka bërë publike para nxënësve edhe se në 58 vjetorin e gjimnazit shkolla do të përfitojë një transformim të plotë të rikonstruksionit të godinës.Urime sollën në këtë ditë edhe nxënëse ekselente. Pas ceremonisë për ditën e parë të vitit të ri shkollor kryebashkiakja Koka dhe deputeti Hyseni bënë një takim me mësuesit e shkollës. Gjithë spektri politik bashkohet në këtë frymë që ne duhet të jemi pranë mësuesve, t'i bëjmë ata dinjitozë dhe t'u kthejmë sharmin që kanë patur dikur, u shpreh deputeti Alket Hyseni. Kryebashkiakja Koka mes të tjera ka bërë publike për mësuesit edhe investimin sëshpejti për rikonstruksionin total të kësaj shkolle. Në shkollën 9 vjeçare "Adem Sheme" në këtë ditë të parë të fillimit të procesit mësimor 2018 - 2019, shkoi kryetarja e bashkisë, Florjana Koka, e cila uroi për një vit të mbarë shkollor.

link

https://www.youtube.com/watch?v=1uaRVo-yU_4

https://www.youtube.com/watch?v=MU2itRExnfM

Comments

Popular posts from this blog

Welcome to Saranda